Mançevski nën llupën e Antikorupsionit, po hetohet

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës Damjan Mançevski sot u gjend në tapetin e Komisioonit anti-korrupsion. Mançevski do të hetohet për “firmat greke” që ndërlidhen me emrin e tij.

“Procedurë për një euro korrupsion, procedurë për firmat greke të Mançevskit dhe firmat bullgare të Zaevit”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komiisionit anti-korrupsion.

Paraprakisht Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur procedurat për shpërdorim të pozitës zyrtare për ndihmës drejtoren e hematologjisë, Irena Panovska, kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kryetari e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski.

Anti-korrupsioni do të hulumtoj furnizimin e Komunës së Strugës me katër makina të reja, përfshi këtu edhe makinën “Audi” prej 60,000 eurove të kryetari Ramiz Merko.

Edhe procedura kundër gjykatësit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski është hapur për shkak të furnizimit me makina. Në rastin e Panovskës do të hetohet nëse janë shkelur ligjet gjatë procedurës së tenderit për furnizim me ilaçe.