Maqedoni-Bullgari, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

Memorandum bashkëpunimi në sferën e kulturës u nënshkrua sot mes Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë.

“Ky dokument bilateral i cili i bashkëngjitet Marrëveshjes së nënshkruar për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim do t’i intensifikojë lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve në të cilat në të kaluarën u realizuan iniciativa dhe projekte të shumta nga të gjitha veprimtaritë nga sfera e kulturës. Në të dyja vendet nga viti 2005 ekzistojnë edhe qendra informative kulturore në të cilat vazhdimisht prezantohen artistët dhe institucionet nga të dyja vendet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe homologu i tij bullgar, Boil Banov.