Maqedoni, ditën e shtunë dhe të dielën ora policore nga ora 16:00 deri ora 05:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur kufizim më të madh të lëvizjes së njerëzve këtë fundjavë për ballafaqim me coronavirusin. Për fundjavë ora policore do të fillojë nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha ndalesat dhe kufizimet e zbatuara më parë mbeten në fuqi, do të thotë që ora policore për persona mbi 67 vjeç mbetet nga ora 11:00, ndërsa për personat nën 18 vjeç ora policore fillon nga ora 12:00.

Ora policore nuk do të vlejë për fermerët, gjegjësisht ata që kultivojnë kultura bujqësore dhe kanë aktivitete të menjëhershme për t’i rritur ato në këtë periudhë.

Leja për fermerët, blegtorët dhe punëtorët e tjerë bujqësorë do të lëshohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave përmes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë.