Maqedoni Profesorët-funksionarë mbrojnë politikat e BDI-së (VIDEO)

BDI ka filluar të diskutojë dokumentet strategjike në programin e saj, për kongresin e ardhshëm të partisë, por ndryshe nga çfarë pritej në opinion, diskutimet i dhanë profesorët universitarë dhe funksionarë të saj. Me elozhe dhe fjalë miradije, të gjithë theksonin njëzëri, se sa ndryshime të reja do të ketë në këtë parti, edhe pse në idetë e ndara me mediat, BDI-ja quhet ende parti tematike, si ajo e dalë nga viti 2001 pas konfliktit, raporton Alsat. Dy rezolutat e para, nga 5 rezoluta të dala nga kongreset e mëparshme të kësaj partie, u vunë sot në debatin e kakofonisë së kësaj partie, “integrimi konsensual” dhe “Vettingu”, që si duket, pavarësisht se të dala nga kongrese të vjetra, tani u ka ardhur koha për tu realizuar.