Maqedoni: Qeveria shqyrton rritjen e akcizës së derivateve të naftës

“Propozimi për rritjen e akcizës së karburanteve për dy denarë nga Oda ekonomike është i pranueshëm për Qeverinë dhe do të ndihmojë në mbushjen shtesë të arkës shtetërore në këtë kohë me krizës”.

Këtë e deklaroi ministrja e Finanacace, Nina Angellovska. Ajo tha se punojnë bashkë me Drejtorinë e Doganave dhe do të dalin me njoftim për këtë propozim.

“Punojmë bashkë me Drejtorin e doganave, konkretisht për këtë propozim dhe do të dalim me njoftim. Por, vlerësojmë që do ta pranojmë propozimin e Odës ekonomike”, tha Nina Angellovska.

Ndërsa një pjesë të parave për shpëtimin e ekonomisë patjetër do duhet të sigurohen përmes lëshimit të euro-obligacioneve. Ministrja Angellovska konfirmoi se pritet termin i volitshëm për lëshim me qëllim që të fitohen kushte sa më të mira për kthimin e parave.

Procesi i lëshimit të euro-obligacionit zgjat 40 deri në 60 ditë, dhe tani po shqyrtohen të gjitha skenarët. Informatat që siguroi Alsat M janë se deri në fund të qershorit vendi do lëshojë euroobligacio në vlerë prej 800 milionë euro, me afat pagese prej 10 vjetësh.

Ndryshe vendi kërkon 176 milionë euro nga FMN dhe 80 milionë euro hua nga Banka Botërore. Në mënyrë plotësuese Qeveria përpiqet të marrë para të gatshme edhe nga BE-ja në vlerë prej 100 milionë eurove.