Maqedonia e 93-ta sipas indeksit të korrupsionit të Interneshënëll Transparens

Maqedonia është renditur në vendin e 93-të sipas indeksit të korrupsionit për vitin 2018 që e publikoi Interneshënëll Transparens.

Maqedonia e ndan vendin e 93-të me Kosovën. Nga vendet e rajonit më mirë është renditur vetëm nga Shqipëria. Sllovenia është në vendin e 36-të, Kroacia në vendin e 60-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Greqia dhe Mali i Zi në vendin 76-të, Serbia në vendin e 87-të, ndërsa BeH-ja në vendin e 89-të.

Më pak korrupsion, sipas Interneshënëll Transparens, ka në Danimarkë, Zelandë të Re, Finlandë, Singapor, Suedi dhe Zvicër, ndërsa vende më të korruptuara në botë janë Somalia, Siria, Sudani Jugor, jemeni dhe Koreja e Veriut.

Me indeksin e korrupsionit të Interneshënëll Transparens janë përfshirë gjithsej 180 vende.