Maqedonia momentalisht ka një pacient në respirator, gjithsej ka 120

Ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se momentalisht një pacient ndodhet në respiratorë, ndërsa Maqedonia gjithsej ka 120 respiratorë.

“Sipas përvojave botërore, 5% e të prekurve janë në respiratorë, që do të thotë se nëse kemi 1000 raste, atëherë do të duhen 50 respiratorë për përdorim”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni. Filipçe për paralajmërimin qeveritar se do të furnizohen respiratorë por, siç thotë Spasovskit, problemi qëndron se Qeveria e Brazilit ka ndaluar dërgimin e makinave për frymëmarrje apo respiratorëve.

“MPJ bashkërisht me ambasadorin e Maqedonisë në Brazil po përpiqen që ta lirojnë këtë dërgesë. Shumë vende në botë ndaluan eksportimin e respiratorëve për t’i ruajtur për pacientët e vet”, tha Filipçe duke shtuar se Kina tashmë ka vërtetuar se Maqedonisë do t’i dhurohen 200 respiratorë.

“Edhe në këtë moment kemi numër të mjaftueshëm të respiratorëve”, tha mes tjerash Filipçe.