Martin Berishaj kujton mikun e dëshmuar të shqiptarëve

Veprimtari dhe profesori i shquar Martin Berishaj, i cili punon e jeton në Slloveni, sot ka bërë të ditur se ka vdekur, miku dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Zagrebi, Prof. Radovan Vukadinoviq.

Ai ka shkruar se profesori i ndjerë, ishte themelues i Katedrës për Diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Kolegjin Victory në Prishtinë. Po ashtu, Z. Berisha e ka vlerësuar atë si mik të madh të shqiptarëve.

Ja postimi i plotë i Prof. Berisha:

“Ishte viti 2006. Ne Zagreb pata nje bisedë të gjatë me mikun dhe studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare Prof Radovan Vukadinoviq dhe e luta qe te na bashkohet ne projektin qe ne Kolegjin Victory t’a kemi katedrën për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare. E pranoi ftesën dhe filluam punën me studenta. Udhëtonim së bashku, ai vinte nga Zagrebi të unë në Lublane për të shkuar në Prishtinë në ligjërata. Çdo herë që dilte nga ora me thonte:” Martin, a e ke vërejtur se studentat shqiptare kanë më shumë motiv për më dijtë se studentat në Zagreb apo Lublane, prandaj detyra jonë është t’u japim atë dije që e kemi sepse këta vërtetë e meritojnë”
Dhe në fakt kishte drejtë. Na nderonte me ardhjen e tij në Kolegjin tonë të cilin e donte aq shumë.
E paç tokën e lehtë miku im dhe miku i shqiptarëve. Pushofsh në paqë!”