Martin Berishaj përgëzon bashkimin e partive shqiptare në Tuz

Partitë politike shqiptare, janë bashkuar në një listë zgjedhore në komunën e Tuzit, fakt tejet pozitiv për unitetin kombëtar në Mal të Zi. Komuna e Tuzit, e sapo formuar, është komunë me shumicë shqiptare, në Malin e Zi. Këtë unitet brenda shqiptar në Tuz, e ka përshëndetur profesori mirënjohur, me urimin “për një Malësi të dinjitetshme. Ja postimi i plotë i Profesor Berishajt në fb: “Lista e perbashket “Forumi Shqiptar” me slloganin “Malesia na Bashkon” per zgjedhjet e marsit ne Komunen e Tuzit, beri hapin e pare te mbare; nje heri per kahun qe duhet ndjek, per Malesine e cila qe nga formimi i partive nacionale ishte ne ethe, per fatin e saje dhe per çdo malesor kudo qe gjindet. Kjo liste ka marre barren e aresyes per te artikuluar drejte interesat e votuesit malesore, sepse malesoret meritojne te prezentohen sa me mire ne shtepine e tyre ne komunen e Tuzit. Prandaj, nuk ka kohe per te humbur, shkoni familje per familje, individ per individ dhe çdo njerit shtrinji doren sepse ata e meritojne kete. Votuesi malesore ka besnikeri te pandare per nje Malesi te dinjitetshme. U prift e mbara !”