Mbi 1300 persona të ardhur nga Shqipëria strehohen në Prizren

Ndërsa nëpër objektet hoteliere në Prizren sipas Dakajt janë rreth 500 persona të vendosur, që arrin shifrën totale rreth 1300 persona të strehuar, por që ky numër mund të jetë edhe më i madh, pasi që nuk ka të dhëna të sakta për ata që janë vendosur aktualisht në Prizren.

Kryetari i komunës Mytaher Haskuka, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe të gjithë ata që i kanë pranuar personat e ardhur nga Shqipëria apo kanë vende të lira dhe mund të pranojnë persona të tjerë. Haskuka ka ftuar qytetarët që të njoftojnë në numrat kontaktues në Qendrën e Thirrjeve “Alo Komuna” 0800 19 200 dhe në Viber +383 45 119 200, në mënyrë që tëbëhet identifikimi i të ardhurve në Prizren, dhe të formohet një databazë për të pasur më lehtë menaxhimin e kësaj situate. Haskuka ka kërkuar ndihmë nga organet qendrore qeveritare dhe agjencitë te specializuara për situata emergjente, sepse Komuna e Prizrenit nuk ka kapacitet dhe fonde emergjente për të zgjidhur situata emergjente si kjo e ditëve të fundit.