Mbledhje në kryesinë e LSDM-së, do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Këshilli Qendror i LSDM-së, sot pasdite do të mbajë mbledhje, në të cilën pritet të vendos për fillimin e procedurës për nominimin e kandidatëve presidencialë dhe për mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë deklaroi se debati për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i hapur, dhe se sot do të mbahet seancë e Këshillit Qendror të LSDM-së ku mund të sillet vendim, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që vendim të sillet edhe pas disa ditëve. Partia maqedonase në pushtet, akoma nuk ka bërë publik asnjë emër i cili eventualisht do të ishte kandidat për president, ndërkaq nga partia opozitare maqedonase vetëm Vllatko Gjorçev ka njoftuar publikisht se do të dorëzojë kandidaturë në parti për zgjedhjet presidenciale.