Mbrëmë janë regjistruar 107 shkelje të orës policore

Në 24 orët e fundit autoritetet kanë regjistruar gjithsej 107 raste të mosrespektimit të orës policore, sipas qyteteve shkeljet janë shënuar në Shkup 46 raste, Manastiri 25, Strumicë 10, Shtip 9 dhe në Tetovë 4.

Gjashtë të rinj deri më moshën 18 vjet nuk kanë respektuar masën për ndalim të qarkullimit deri në orën 12:00 në mesditë, ndërsa 10 të moshuar mbi 67 vjet nuk kanë respektuar orarin e qarkullimit prej orës 05:00-11:00.