Më 21 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet në tre komuna

“Afatet thonë se më së voni më 8 shkurt unë duhet t’i shpall zgjedhjet presidenciale, me atë që rrethi i parë zgjedhor të mbahet më 21 prill”, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në konferencën për media ku njoftoi për fuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 maj, kurse rrethi i dytë më 5 maj.

“Meqë më 12 maj i skadon afati kryetarit aktual, dhe atë ditë duhet të inagurohet kryetari i ri, në bazë të afateve që i parasheh neni 12 i Kodit Zgjedhor, se zgjedhjet shpallen jo më gjatë se 90 ditë, dhe jo më shkurt se 70 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve. Në koordinim me subjektet politike, jemi në koordinim që rrethi i parë i zgjedhjeve të mbahet më 14 prill, dhe rrethi i dytë të mbahet më 28 prill, por meqë 28 prilli korrespondon me festën fetare Pashkët, vendimi është që më 21 prill do të mbahet rrethi i parë, kurse më 5 maj të mbahet rrethi i dytë”, tha Xhaferi, me çka shtoi se më 12 maj pritet që të drejtohet në Kuvendin e Maqedonisë kryetari i ri, dhe kështu zyrtarisht t’i fillojë të njëjtit mandati prej presidenti.

Kryeparlamentari Xhaferi deklaroi se bashkërisht me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në Komunën e Dibrës, Novo Sellës dhe Ohrit.

“Por këtu dua të theksoj se për shkak të shkarkimit të tre kryetarëve të komunave, atëherë shqyrtojë mundësinë që në afat të caktuar të shpallë edhe zgjedhjet lokale, dhe për këtë arsye unë jam duke i shqyrtuar edhe në të njëjtën kohë që të mbahen edhe zgjedhje lokale në Komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës”, tha Xhaferi. Përndryshe, partitë më të mëdha, LSDM-ja pushtetare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare janë përplasur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Opozita e kushtëzon pushtetin që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sipas koalicionit qeveritar nuk janë të nevojshme, gjë të cilën e ka thënë edhe faktori ndërkombëtar.