Me grant nga Japonia do të blihet automjet i ri për ndihmë të shpejtë për spitalin e Tetovës

Automjet të ri për ndihmën e shpejtë do të fitojë Spitali Klinik i Tetovës si donacion nga Japonia. Me këtë rast marrëveshjen e grantit e nënshkroi sot ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keiko Haneda, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Japonia dhe Tetova janë miq tashmë 25 vjet me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Deri tani Japonia i ka ndarë 5 grante për komunën e Tetovës për institucionet mjekësore dhe shkollat. Në të njëjtën kohë ky do të jetë projekti granti i 10-të të cilin Japonia po e nënshkruan me Maqedoninë e Veriut. Me zbatimin e tij do të përmirësohen shërbimet mjekësore për qytetarët e të gjithë rajonit, theksoi ambasadorja, Keiko Haneda në pres-konferencën e përbashkët.

Drejtori Besimi falenderoi ambasadoren Haneda Keikon për mbështetjen e e madhe që ju bën qytetarëve të Tetovës dhe spitalit të Tetovës.

“Falenderojë përzemërsisht ambasadore e Japonisë Haneda Keikon për miratimin e projektit për përmirsimin e mesit shëndetësor të Instutucionit publik shëndetësor Spitalit Klinik Tetovë për furnizimin e një automjeti sanitar i kompletuar në të gjitha paisjet medicinale” u shpreh Besimi

Kryetarja e komunës, Teuta Arifi, theksoi se me atë që Japonia para tre viteve vendosi të hapë ambasadë në Shkup dhe të ketë ambasador rezident tregon për atë se sa i madh është respekti i Japonisë dhe mbështetja qe e jep.

“Me hapjen e ambasadës, Japonia vendosi të jetë më afër nesh si qytetarë. Në emër të qytetarëve të Tetovës t’i falënderoj për mbështetjen dhe respektin që mbi dy dekada ndihmojnë me projekte në arsim dhe shëndetësi si dhe projekte të tjera me mbështetje për parandalimin e përmbytjeve. Njohuritë dhe përvojat që marrim nga Japonia është gjithashtu shumë e rëndësishme”, deklaroi Teuta Arifi.

Ambasadorja, Keiko Haneda e vizitoi edhe Xhaminë e Larme në Tetovë.