Me iniciativë të drejtorit Halili pastrohet rruga rreth hekurudhës në Shuto Orizare

Pas një iniciative të ndërmarë nga ana e drejtorit gjeneral të Ndërmarjes shtetërore për hekurudha – Infrastruktura është bërë pastrimi i rrugës nëpër të cilën kalon transporti hekurudhor në lagjen Shuto Orizare në Shkup. Kjo, një iniciativë shumë e duhur pasiqë pastrimi i rrugës në këtë pjesë të kryeqytetit ju ndihmon edhe banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të lëvizin më lirshëm. Ndërkohë që iniciativa të ngjajshme nuk do të mungojnë pasiqë pritet pastrimi i rrugëve përreth hekurudhave edhe në pjesë të tjera të vendit.