“Me kancer jam, të paktën të strehoj vajzat” (VIDEO)

Një fëmijë tashmë e ka humbur kurse tre vajzat minorene i sheh përditë në pamundësi për t’i dhënë ushqim. Kurrë nuk i ka ngopur me bukë dhe shpirti i dhemb pikërisht prej këtij fakti.
Kujton të birin vetëm me forcën e mendjes. Nuk kishte para t’i bënte as edhe një foto. I vetmi kujtim që i ka mbetur është një shenjë në dorë në momentin kur djali e ka mbërthyer teksa jepte shpirt. Lavdija ka mbi supe jo vetëm tre frymë, por edhe mbi kurriz hijen e një sëmundje të rëndë. Nëse sëmundja do t’ja marrë jetën kjo është një çështje që nuk e shqetëson 37 vjeçaren e cila tashmë ka humbur dhe flokët për shkak të seancave mjekësore.