Me mbështetje financiare prej 11.4 milion denarë nga Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Çairit, deri në fund të vitit do të rinovohen 97 vitrina në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nënshkruan marrëveshjen për Projektin për rregullimin e vitrinave dhe reklamave në Çarshinë e vjetër të Shkupit me kompaninë kontraktuese “Konstruktor” DOO nga Shkupi.

9,700,000 denarë janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për realizimin e këtij projekti, dhe 1,700,000 denarë nga buxheti i Komunës së Çairit për rinovimin e vitrinave të 97 dyqaneve në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Duke pasur parasysh faktin se mu ky vend është padyshim më atraktiv për turistët vendas dhe të huaj, besojmë se çdo investim që synon rikthimin e autentitetit, si dhe promovimin dhe lartësimin e saj, është me interes kyç. Është një fakt i pamohueshëm se Çarshia e vjetër e Shkupit ka vlerë të paçmueshme dhe theksimi i pikëpamjes së saj të bukur dhe unike është e pashmangshme në çdo aspekt. Sot jemi këtu të gjithë së bashku për të marrë pjesë në këtë ngjarje solemne, ku shënojmë fillimin e fazës së 3-të të Projektit të rregullimit të vitrinave të dyqaneve të Çarshisë së vjetër të Shkupit, theksoi ministri Bekteshi.

Ministri informoi se Ministria e Ekonomisë, në vitet e fundit, ka arritur që në dy faza të rregullojë 49 objekte në Bllokun 3.2 në Çarshinë e vjetër të Shkupit, duke rritur kështu ndërgjegjësimin e qytetarëve se duke ruajtur autentitetin e objekteve të vjetra, ne kontribojmë ato të jenë atraktive për turistët e huaj dhe vendas.

“Me qëllim përfshirjen e një numri sa më të madh të objekteve siguruam mjete edhe për rregullimin e 97 objekteve tjera në Çarshinë e vjetër të Shkupit me çka detyruam Komunën e Çairit të ndërmarrë të gjitha aktivitetet, në përputhje me Ligjin për fillimin e procedurës për rregullimin e tyre. Për të gjitha objektet, Ministria e Ekonomisë tashmë ka siguruar pëlqim nga Institucionet Kompetente (Ministria e Kulturës – Qendra Konservatore”-theksoi Bekteshi.

“Me realizimin e këtij projekti do të ndihmojmë në ruajtjen e këtij mundi të çmuar që është burim ekzistencial i traditës tonë. Projekti në fazën e tretë përfshin sanimin e vitrinave të 97 dyqaneve në vlerë të përgjithshme prej 11.400.000 denarë, shumë e siguruar nga partneriteti me Ministrinë e ekonomisë. Realizimin e fillojmë menjëherë pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes me kompaninië Konstruktor DOO e cila ishte zgjedhur pas shpalljes ligjore të furnizimit publik” theksoi kryetari Ganiu.

Besojmë se të gjitha aktivitetet do të përfundojnë në përputhje me dinamikën e punës dhe afatet e përcaktuara në Kontratë.

Sipas dinamikës së realizimit të aktiviteteve, pritet që deri në fund të vitit të rinovohen të gjitha 97 vitrinat të përfshira me këtë Projekt.