Më mirë të jetosh në shtëpi apo në banesë? Artistët e estradës tregojnë cilën preferojnë

Me siguri se shpesh mund të keni hasur në diskutimin, se a është më mirë të jetosh në banesë, apo në shtëpi, një ambient me të gjerë e me oborr.

Në fakt, të dy variantet kanë përparësitë dhe të metat e veta.

Sipas studimeve të ndryshme, të jetosh në një shtëpi ka disa avantazhe. Ndërsa, thuhet se të kesh vetëm pak metra katrorë banesë, të stimulon kreativitetin dhe ndihmon në rregullin fizik dhe mendor.

Mirëmbajtja e një shtëpie kërkon shumë më shumë kohë, sidomos nëse keni një oborr të madhe e me një kopsht, kështu që duhet të angazhoheni në secilën stinë të viti, të jeni edhe kopshtar, e edhe pastrues, në mënyrë që gjithçka të duket mirë dhe pastër.

Nga ana tjetër, një angazhim më të paktë mund të kërkoj mirëmbajtja e një banese. E këtu hyjnë edhe shpenzimet, që janë më të vogla, nëse jetoni në banesë, shkruan T7.

Pavarësisht të mirave dhe të këqijave, preferencat janë të ndryshme.

Këngëtari Neki Emra, gjithë jetën e tij ka kaluar në banesë, ku thotë pos tjerash se ndihet shumë rehat.

Por, në një të ardhme të afërt, a do të donte Neki të kaloj edhe të jetoj në shtëpi?

Ndryshe nga Neki, kantautori Korab Shaqiri ka jetuar edhe në shtëpi.

Tutje, Korabi vë në pah dallimet e jetesës në shtëpi, dhe banesë.

Ndërsa Matilda është një vajzë e cila fëmijërinë e saj e ka kaluar në banesë, por tani ajo nuk do ta ndërronte kurrë shtëpinë me banesë.

Pra, derisa dikush preferon të jetojë në shtëpi, me një liri të plotë, pa shqetësime, e pa kufizime, të tjerë e duan jetën në banesë, mes shumë njerëzish e duke u përshtatur me ta, me rregullore sociale të përcaktuara mirë, kufizime, sisteme, disiplinë etj.

Mirëpo, natyrisht se mbi të gjitha e rëndësishme është që të ndiheni rehat, kudo që jetoni.