Më në fund bëhen bashkë Thaçi, Kurti dhe Osmani

Ushtria e Kosovës ka nisur të parakalojë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të manifestimit të Epopesë së UÇK-së.

Në këtë manifestim po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

Ky manifestim ka bërë bashkë tre liderët e vendit, kurse pranë tyre është edhe Rifat Jashari, kryefamiljar i familjes Jashari.

Në manifestim gjithashtu po merr pjesë edhe kryetari i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ministra, kryetarë të komunave etj.