ME PASARDHËSIT E TRIBUNIT TE KOMBIT RAMIZ CERNICA

Sot kisha knaqësinë e madhe të prisja në zyren time në Vatani në Gjilan, djemt e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, dajtë Abdyl Hoxha, Milaim Hoxha dhe djalin e dajës Abdyl, dajen Arian Hoxha!
Fisi i Nanës Hoxhajt e Cernicës, janë në ze e të famshëm!
Perfaqësuesi më në zë i Tyre, është Heroi i Kuvendit të Prizerenit, Deputeti i parë shqiptar nga Kosova, që në Parlamentin e Prizerenit ne vitin 1945, e ka kundershtuar aneksimin e Kosoves nga Serbia pushtuese dhe ka deklaruar boterisht qe Kosova duhet te jete me Shqiperinë dhe jo me Serbine!
Vizita e dajëve sot, ishte historike sepse pastaj ishim ne takim te Kryetari i Gjilanit z. Alban Hysni!
Dajte ne takim me Kryetarin, kerkuan vendosjen e shtatores se Deputetit e Tribunit te Kombit Ramiz Cernica ne qytetin e Gjilanit!
Faleminderit dajve qe me bene pjese te Tyre, ne viziten historike te Kryetari i Gjilanit!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 27 Janar 2022!