Mediat italiane shkruajnë për 1.6 milionët e mbledhur nga Mozzik dhe “Fundjavë ndryshe”

“Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë dollarë donacione për të prekurit nga tërmetet”Fondacioni i krijuar reperi i njohur Mozzik dhe organizata “Fundjavë Ndryshe” ka arritur ka arritur të grumbulloj një shumë prej 1.6 milionë dollarë për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga termeti në Shqipëri.

Për këtë veprim Mozziku ka pranuar lavdata të shumta.
Në lidhje me këtë reperi është përgëzuar edhe nga revista e njohur italiane “ESSE Magazine”, e cila i ka dedikuar një artikull reperit shqiptar.“Bilanci i tërmetit në Shqipëri u përkeqësua, duke u rritur në 49 të vdekur dhe 750 të plagosur. Nisur nga situata e rëndë emergjente, Mozzik, një reper kosovar, shqiptar filloi një mbledhje fondesh tre ditë më parë për të kontribuar në operacionet e urgjencës dhe rindërtimin.

Rezultatet janë të jashtëzakonshme: deri më tani, gati 1.6 milion dollarë janë grumbulluar, dhe ai duhet të arrijë shifrën prej dy milionë brenda një kohe të shkurtër”, shkruhet në njoftimin e gazetës italine në Instagram.