Mehmet Prishtina përshendet punën dhe angazhimin e Dr.Skender Asanit për hapjen e Departamentit për edukim të Holokaustit në ITSHKSH-Shkup

Me ftesë të drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), Dr. Skender Asani, studiuesi, veprimtari i çështjes kombëtare, Mehmet Prishtina, stërnipi i figurës emblematike të historisë së kombit shqiptarë, Hasan Prishtina, ka marrë pjesë në hapjen solemne të departamentit për edukimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH.

Në këtë akt solemn morën pjesë diplomat dhe zyrtarë nga , Izraeli, SHBA-të, Spanja, Gjermania, Kosova etj.

“Impakti i këtij veprimi të ITSHKSH-së dhe drejtorit, Asani do të kontriboi në shumë fusha si akademike, diplomatike, por mbi të gjitha humane”, thekson studiuesi dhe veprimtari, Mehmet Prishtina.

Me këtë rast në fjalën e tij, drejtori i ITSHKSH-së, Asani theksoi se ndjehet i lumtur që po hapet ky departament, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, dhe shtoi: “Jam krenar që më fund ia dolëm ta ngremë këtë departament”.

Më poshtë e keni të plotë fjalimin e drejtorit të ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani:

Duke u edukuar për Holokaustin, arrijmë ta rinjohim veten tonë

Kur sot jemi në përurimin e departamentit për Edukimin e Holokaustit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, do të më lejoni të them se kështu ne kemi vendosur një gur në themelete vlerave te qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar

Nga Skender ASANI

Kur para disa viteve isha në vizitën e parë të familjes Meliqi në Shkup, ata as që donin të dëgjonin që emri i babait të tyre të publikohej dhe vepra e tij,për shpëtimin e një familje hebreje, të përmendej. Ata e citonin babanë e tyre: “Unë e kam bërë detyrën time që do ta bënte çdo njeri në vendin tim. Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”. Në të vërtetë, kjo ka qenë mjaft intriguese për mua dhe ndoshta këtu zë fill gjithë përpjekja për ta ndriçuar një moment që pak e kemi vërejtur e aq më pak e kemi vlerësuar.

Të nderuar, në vitin 2013 Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës organizoi një program studimor per nje grup historianesh shqiptare e maqedonas për t’u njohur me përvojat amerikane të shoqërisë multietnike dhe tejkaliminin e dallimeve tona. Kjo vizite na shërbeu pastaj për të realizuar dhjetëra projekte te perbashketa, ku kemi gjetur plot vlera te perbashketa qe na inkurajojne ta vazhdojme punen tone per nje shoqeri me tolerante, me bashkepunuese, e me te qendrueshme, dhe te cilat kanë bërë bujën në të gjitha trojet ballkanike. Prandaj, mund të them se gjithçka filloi si një rastësi, por kjo nuk mbeti vetëm rastësi.

Nga projektet që i kemi realizuar meriton të përmendet veçmas “Guximi qytetar në kohë të vështira”, që erdhi si rezultat i bashkëpunimit tone me Institutin e Historise Nacionale ne Shkup, si dhe me Komunitetin Hebraik në Maqedoni dhe me Muzeun e Holokaustit.Pikerisht nga ky bashkepunim lindi ideja per themelimin e Shoqatës “Acta Non Verba”, që është në të vërtetë hija e krejt angazhimit tonë për rinjohjen e një historie të mbuluar dhe vlerësimin e guximit të njerëzve për të shpëtuar një komunitet që para 70 e më shumë vjetëve u vu në sprovën e ekzistencës fizike.

E kur sot jemi në përurimin e departamentit për Edukimin e Holokaustit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, do të më lejoni të them se kështu ne kemi vendosur një gur në themelete vlerave te qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar.

Në të vërtetë, ky departament nuk është i rëndësishëm vetëm sepse është i pari i këtij lloji në rajon, as vetëm sepse do të jetë edukimi më i mirë dhe më i saktë institucional për historinë e vuajtjes së një populli në një periudhë të historisë, madje as vetëm sepse kështu e ruan kujtesën kolektive të një tragjedie me përmasa botërore, por sepse duke u edukuar për Holokaustin, duke i njohur historitë që presin të shkruhen, arrijmë ta rinjohim veten tonë. Ndërkaq njohja e vetes përmes familjes shkupjane Meliqi, që e shpëtoi familjen hebreje Françiz, ose përmes familjes shkodrane Shurdha, që e shpëtoi familjen e Ita ose Drita Faraxhit-Bartuv, është një mundësi ndryshe e vetëperceptimit, është një vetëvlerësim dhe vetëkonsideratë se sa e rëndësishme është të dish të rreshtohesh në anën e drejtëtë historisë, pavarësisht çmimit.

Unë jam i lumtur që sot ju pres në shtëpinë e këtij departamenti, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, jam krenar që më fund ia dolëm ta ngremë këtë departament, ndërsa për këtë i falënderoj të gjithë që kanë ndihmuar e kontribuar, ndër të cilët dua ta veçoj ambasadorët e deritanishëm të Gjermanisë në Shkup, ambasadorët e deritanishëm të SHBA-ve në Shkup, ambasadorin e Izraelit, z. Dan Oryan, që na ka dhënë mbështetje të parezervë dhe të pakursyer në këtë nismë, z. Adrian Ismaili, këshilltar në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, si dhe deputetin z. Artan Grubi i cila na ndihmoi ne hapjen e procedures qeveritare per zyrtarizimin e departamentit te Holokaustit.

Ju do të thoshit “Ky është guximi qytetar”. Unë do të thosha: “Kjo është përgjegjësia jonë shkencore”. Ndërkaq, Veli Meliqi do të thoshte: “Ne e kemi bërë vetëm atë që ishte detyrim për ne. Asgjë më shumë”.

(Autori është drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve)