Memorial kujtese në nder të Astrit Deharit, ish-aktivisti i LV

Në shenjë solidarizimi me familjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, qytetar dhe aktivist, qytetarë të shumtë janë mbledhur për të ndezur qirinjtë pranë memorialit të ngritur për të.

Në këtë takim ata kanë paralajmëruar marshim në datën 5 nëntor, tek sheshi Skëndërbeu, në orën 12, në këtë tre vjetorin, ku ai u gjet i vdekur në Burgun e Prizrenit.

Ky aksion simbolik ka ardhur pas ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore, se gjasat që Dehari të ketë kryer vetëvrasje janë të pakta, e po ashtu nuk hidhet poshtë mundësia se një person I tretë ka gisht në vdekjen e tij.

Si rrjedhojë Instituti ka kërkuar rihetim për rastin Dehari, për të cilin Mjekësia ligjore e Kosovës deklaroi vetvrasjen.