MEPSO, për herë të parë flet shqip (FOTO)

Operatori i sistemit elektrotransmetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut MEPSO, kompani në pronësi shtetërore e cila aktivitet kryesor ka transmetimin e pandërprerë të energjisë elektrike përmes rrjetit të tensionit të lartë, menaxhimin e sistemit elektroenergjetik dhe furnizimin e rregullt të energjisë elektrike, po aplikon zbatimin e Ligjit të gjuhës.

Marrë parasysh faktin e përfaqësimit të ulët të shqiptarëve, z. Bilen Saliji zëvendës drejtor gjeneral në këtë institucion, me përkushtim dhe plan dinamik po i vendos theks të veçantë rëndësisë së aplikimit të gjuhës dhe përmirësimit të përfaqësimit të shqiptarëve në harmoni me legjislacionin, transmeton bashke.tv.

Synimin që gjuha shqipe të ketë shtrirje të rregullt dhe zbatim të plotë për sa I përket përdorimit zyrtar po rezulton me sukses fal vullnetit dhe punës së palodhshme ku me intensitet të madh po punohet për forcimin e zbatimit të ligjit me të vetmin qëllim që çdo qytetarë i RMV-së të jetë i informuar me shërbimet dhe nevojat që i përmbush kompania shtetërore, MEPSO. “Angazhimi maksimal bashkë me sfidat po tejkalohen, ndërsa sukseset dhe arritjet çdo ditë e më shumë bëhen të dukshme por njëkohësisht edhe të prekshme për të gjithë qytetarët.” – zyra për informim, MEPSO