Merko falenderon qytetarët për mbështetjen!

Të dashur qytetarë të Komunës së Strugës, dua që me këtë letër publikisht t’ju falenderoj për të gjithë kujdesin tuaj, mesazhet tuaja inkurajuese dhe për të gjithë lutjet tuaja për shërimin tim. Ka qënë një periudhë shumë e vështirë për mua, nga fakti që isha në një gjendje shëndetësore të vështirë si rezultat i infektimit me COVID-19, megjithatë ja që zoti deshi që une të shërohem dhe pas një periudhe gati dy mujore në Spitalin Infektiv në Shkup, sot ndodhem në shtëpinë time këtu në Strugë, pranë nipërve dhe mbesave dhe pranë familjes sime që më ka munguar aq shumë. Dua që përzemërisht dhe publikisht të falenderoj të gjithë mjekët bashkë me ndihmësit (motrat medicinale etj) të Klinikës Infektive në Shkup, së bashku me udhëheqësinë e Klinikës dhe të gjithë ata që dhanë mundin e përditshëm për shërimin tim. Do t’ju jem përjetësisht falenderues që m’u ndodhët pranë gjatë ditëve dhe netëve të vështira që unë po kaloja. Kurse dua që t’ju a bëj me dije se të gjithë lutjet tuaja për shërimin tim zoti i madh i degjojë dhe andaj dhe tani jam sërisht pranë gjirit familjar dhe shumë shpejt do jem pranë jush dhe në rikthimin tim si Kryetar i Komunës së Strugës, ku na presin shumë punë për të bërë. Dua të falenderoj edhe të gjithë bashkëpunëtorët e mij pjesë e Komunës së Strugës dhe gjithsecilin administrator dhe punonjës që dhanë kontributin e tyre të pandërprerë dhe të parezervë për të qënë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Strugës. E di që ky Virus ka bërë një dëm të madh në shoqërinë tonë, ka dhënë efekt negativ në ekonomi dhe në sferën socio-kultorore, por edhe me keq tek disa familje ka prekur tek më të afërmit dhe më të dashurit , e që tani disa nga më të dashurit tanë nuk jane më në mesin tonë, kjo është një dhimbje e madhe për shoqêrinë tonë dhe familjet tona, kurse unë dua që të ngushëlloj publikisht të gjitha familjet që kanë humbur më të afërmit si rezultat i infektimit me COVID-19. Por ky armik i padukshëm nuk do të na ndaloj që ne të ecim pêrpara, dhe ne do vazhdojmë të ecim përpara, për hir të familjeve tona, për hir të fëmijëve tanë si edhe për të respektuar sakrificën dhe mundin e atyre që tani nuk i kemi në mesin tonë. Jeta do jetë më e bukur, më besoni, do vijnë ditë më të mira për të gjithë ne. Por ndërkohë dua të apeloj tek të gjithë ju pêr te respektuar masat e Ministrisë së Shëndetësis dhe protokolet për mbrojtjen nga COVID-19. Unë shumë shpejt do jem pranë jush dhe do vazhdojmë punët tona, për të mirën tonë, për Strugën tonë të dashur, për familjet tona, për ne.