MESAZHI NGA KOHA E KARANTINËS NGA ARTA BILALLI ZENDELI

Përshëndetje! Uroj të jeni mirë! Gjatë kësaj periudhe e kam kuptuar se duhet seriozisht të mendojmë në drejtim të përmirësimit të gjendjes në spitalet tona, ndoshta duke ndarë më shumë nga Bruto prodhimi vendor sepse jeta e njeriut është më e vlefshme se çdo gjë. Poashtu, jeta din të jetë “ironike” sepse duhet të mos shoqërohemi tani, që të shoqërohemi në të ardhmen dhe kjo është edhe moto e imja, të cilën e përdori si: “Pasojat nga (mos)veprimi i sotshëm, vijnë nesër.” Apeli im: “Mos u shoqëroni sot, që të mund të shoqëroheni nesër”. Dita e sotshme kaloi, ndaj të kontribuojmë që të nesërmen ta kemi më të bukur e më të sigurtë!