Mësohet se i ndjeri i fundit, i 15-të nga aksidenti me autobusin në Llaskarcë është 40 vjeçari Ferdi Kaso nga Gostivari.
Ai është baba i dy vajzave të mitura.
Mjekët konfirmuan se Kaso ka ndërruar jetë rreth orëve të hershme të mëngjesit, pasi që nuk u ka bërë ballë plagëve të marra në krahëror.
Kaso ishte operuar dy herë prej pranimit të tij në spital, por trupi i tij nuk ka reaguar nga mjekimit dhe operacionit.