Mësohet sa persona i ka infektuar Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot bëri të ditur se ka 5 persona të infektuar me coronavirus nga 30 testimet e para të punonjësve në Klinikën e Dermatologjisë.

“Nga Klinika e Dermatologjisë pesë persona janë diagnostikuar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se të gjithë ata të cilët kanë qenë në izolim (rreth 200 veta) do të testohen në etapa të ndryshme.

Deri tan nga coroanvirusi kanë humbur jetën tre persona, një grua nga Kumanova, një burë nga Dibra dhe sot një grua poashtu nga Dibra.

Të infektuarit tjerë, sipas Filipçes, janë në gjendje të mirë shëndetësore.