Mexhiti: Bashkë me Forumin e Gruas – Çair dhe kandidatet për deputete nisim Fushatën pozitive nga zemra e Shkupit

Bashkë me Forumin e Gruas – Çair dhe kandidatet për deputete nisim Fushatën pozitive nga zemra e Shkupit

Sot një nga grupet më të organizuara dhe të palëkundur të Bashkimit Demokratik për Integrim , Forumi i Gruas Dega e Çairit, nisi Fushatën Zgjedhore në Sheshin Skenderbeu në Çarshinë e Vjetër. Bashkë me Kandidatet për Deputete të Njësive zgjedhore 1 dhe 2, nga zemra e Shkupit, porositëm strukturën partiake, aktivistet e zellshme të Forumit të Gruas, të kemi fushatë pozitive dhe festive, të kërkojmë votën për Kryeministrin e Parë Shqiptar, për Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Forumi i Gruas beson në realizimin e ëndrrës të çdo shqiptari, Kryeministrin e Parë Shqiptar! #PseJo” – thotë Mexhiti.