Mexhiti dhe Bejta vizitojnë kreun e ri të BFI-së

Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti dhe nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta sot kan vizituar Reisul Ulema, h.Hfz.Shaqir Ef. Fetahu për ta uruar për detyrën e re në krye të BFI-së.

Kënaqësi për ne të ndëgjojmë për planet dhe reformat e këtij istitucioni kaq të rëndësishëm për ne,ka theksuar ndër të tjera Mexhiti.

Ja postimi i tij në fb:

Sot bashkë me mikun tim, z. Nevzat Bejta vizituam Reisul Ulema, h. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, dhe e uruam për detyrën e re në krye të Bashkësisë Fetare Islame – BFI.

Ishte një takim vllazëror dhe ishte kënaqësi të dëgjojmë nga Reisi planet për reformimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për të gjithë ne.

Reisit i dëshiruam shëndet dhe sukses.