Mexhiti: Ideja dhe koncepti do të ngadhnjejë

Të nderuar qytetarë,

Më lejoni të Ju falenderoj pafundësisht, si fillim për mënyrën se si e realizuat të drejtën tuaj qytetare për votë. Zgjedhjet e djeshme në mënyrë absolute ishin të lira, të drejta dhe demokratike ashtu siç i ngjanë një vendi evropian dhe bashkëkohorë.
Si shef i shtabit zgjedhorë i Bashkimit Demokratik për Integrim, falenderoj për çdo mbështetje kundrejt konceptit tonë për PRESIDENT KONSENSUAL të shprehur në votë nga ana juaj.
Ideja dhe koncepti do të ngadhnjejë, me këtë shprehje dua të Ju inkurajoj për raundin e dytë të këtij procesi zgjedhorë i cili do të zhvillohet me 5 maj, përfundimisht duke votuar kandidatin i cili Maqedonisë së Veriut do ti sjellë integrimin, stabilitetin, sigurinë dhe ardhmërinë si shtet!
PS. Dibra si ngjarje në vete e kurorëzuar me fitore të merituar me në krye Dr. Hekuran Duka, premton zhvillim, standard dhe komunë evropiane për Dibranët.
Urime dhe Bashkë përpara!

IM

https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/2705375756203709