Mexhiti: Ligji i gjuhëve është vlerë e UÇK-së dhe Marrëveshjes së Ohrit

I pyetur në lidhje me zbatimin e ligjit të gjuhëve duke i’u referuar edhe mosmarrëveshjes së fundit me tabelën e dygjuhësisë në qytetin e Strumicës. z.Mexhiti, theksoi se kjo është ajo që ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim, ku sot diskutojmë për Strumicë dhe jo si në të kaluarën kur kjo temë ka qenë tabu për qytete me shumicë shqiptare si Gostivari, Tetova e Dibra.

Dhe kjo padiskutim që është meritë dhe vlerë e Marrëveshjes së Ohrit dhe se këtë e ka sjellur Ushtria Çlirimtare Kombëtare.