Mexhiti nga Tetova: Sela e ka të qartë se BDI i ka përpara interesat kombëtare se sa ata personale

Bashkimi Demokratik Për Integrim sot mbajti tubimin përmbyllës për rethin e parë të zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2019 në republikën e Maqedonisë Së Veriut dhe ajo zgjodhi qytetin e Tetovës për tyë përmbyllur aktivitetin e saj partiak për zgjedhjet presidenciale 2019.

Shefi i Shtabit qendror zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti përpara qytetarëve të Tetovës nënvizoi se edhe Ziadin Sela e ka të kjart se BDI e ka mbështet atë në Strugë dhe më këtë edhe ai e ka të qartë se BDI i ka përpara interesat kombëtare se sa ata personale.

Kur është e qartë që nuk do fitohet atëherë pse delni me kandidat theksoi Mexhiti dhe nga këtu del përgjigja në spotin e përbashkët të Siljanovskës dhe nga ajo që e tha Ali Ahmeti në Tv21 se për Rekën e ka kuptuar nga Mickovski.

Kujtojmë që nga mesnata fillon heshtja zgjedhore ndërsa rethi i parë io zgjedhjeve Presidenciale do të mbahet të dielën më 21 prill ku Garojnë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Dafkova si dhe Blerim Rek.