Mexhiti: Shkrirja e Besës në “sojuzin” e LSDM-së ka ndodhur për shkak të interesave partiake

Mos bashkimin e partive politike shqiptare e ka komentuar sot nënkryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Ai tha mos bashkimi i partive ka ndodhur për shkak të interesave të ngushta personale. Deklaroi se ky veprim është në dëm të votës shqiptare, raporton TV21.

“Shkrirja e ashtuquajtur “sojuz”, i Besës në LSDM, është interes i tyre partiak dhe vendim i kryesuesve të këtyre partive. Gjithashtu, në paralajmërimin e djeshëm të “sojuzit” dhe në naracionin e vazhdueshëm të partive politike maqedonase, flitet për shantazhin që BDI-ja, ja bën partive maqedonase për të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Mexhiti.