Mexhiti: Të gjitha partitë të bëhen bashkë, nuk e mundin BDI-në

Ish kryetari i Komunës së Çairit, aktualisht nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në emisionin Click Plus ka deklaruar se edhe po të bashkohen të gjitha partitë politike shqiptare nuk mund ta mundin BDI-në.

Izet Mexhiti: Larg jeni, krejt bashkë me ju bashku larg jeni.
Taravari: Unë po të them pardje e kemi marrë anketën.

Mexhiti: Unë po flas për fesin që e ka punuar, “Team” instituti. D.m.th, jo këta dyja, por me i mbledh edhe Besën, edhe Menduhin edhe RDK-në nuk mund ta arrijnë BDI-në.