Mickoski dhe Ahmeti nuk marin pjesë në debatin për një njësi zgjedhore

Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmeti nuk ishin prezent në debatin e sotëm në Kuvend për një njësi zgjedhore, edhe pse siç tha kryetarja e DOM, Liljana Popovska, ftesa është dërguar tek të gjithë liderët e partive politike.

Mbështetje për debatin erdhi për të dhënë vetëm kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Zhurnal.

“Ftuam të gjithë tre liderët e partive më të mëdha parlamentare, BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE. Kërkojmë mbështetje nga të gjithë, ndryshimet e modelit zgjedhor duhet t’i sjellim bashkarisht. Sipas neve, ky është modeli më i mirë, më fer për të gjithë, për këtë dhe konsiderojmë se të gjithëve do të na konvenojë”, tha Popovska.

Në debat, përskaj 12 deputetëve të cilët ishin inicues të kësaj ideje, të pranishëm ishin edhe deputetët e pavarur Emilija Aleksandrovska dhe Nola Smajlovska Iseni, Daniella Rangellova nga VMRO-DPMNE, si dhe deputeti Amdi Bajram. Prezent ishte gjithashtu një përfaqësues nga partia e Afrim Gashit Alternativa dhe nga Partia Demokratike e Turqve.