Mickoski dhe Zaev ranë dakord që qeveria e Përzhinës të shfuqizohet

Në duelin e sotëm në TV 24, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ranë dakord që qeveria teknike për organizimin e zgjedhjeve duhet të fshihet nga ligji pas zgjedhjeve të ardhshme, përcjell FLAKA.

Zaev tha se ai ishte që qeveria e ashtuquajtur e Përzhinës të shfuqizohej më herët, të cilës Mickoski iu përgjigj se për këto zgjedhje ata insistuan në prezantimin e saj, sepse nuk kishin besim tek LSDM-ja për të organizuar zgjedhje të ndershme.

Të dy ranë dakord që pas këtyre zgjedhjeve, kushdo që është në opozitë, ata janë për heqje të qeverisë teknike.