Mickoski nga Jegunoci: Angazhohemi me projektin Rindërtimi me 1000 politika dhe masa për secilin nga diçka

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në takim me qytetarët në Jegunoc të Tetovës porositi se pas 15 korrikut vjen projekti Rindërtimi, program me 360 faqe i cili tha se është krijuar së bashku me njerëzit nëpër Maqedoni për shkak të problemeve dhe nevojave të tyre. Për secilin nga diçka ka në atë program, tha ai.

“Po angazhohemi të paktën 25 për qind rritje të pagës minimale dhe pensioneve, angazhohemi të paktën 1000 kilometra rikonstruktim të rrugëve, angazhohemi në bujqësi të paktën 640 milionë euro subvencione blerje të garantuar në një mandat. Angazhohemi në 1000 politika dhe masa, për ju dhe të afërmit tuaj”, theksoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se nuk do të harrohet tradhtia kombëtare e pushtetit të tanishëm.

Para banorëve të Jegunocit fjalim mbajti edhe bartësja e listës në NJZ 6, Dafina Stojanovska. Ajo u bëri vërejtje kundëprshtarëve poliitkë të LSDM-së për fyerjet ndaj grave të VMRO-DPMNE-së.