Mickoski për gazetën “Politika”: E ardhmja e Marrëveshjes së Prespës varet nga rezultati në zgjedhje

E ardhmja e Marrëveshjes së Prespës do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve dhe nëse kemi dy të tretat e shumicës dhe të deputetëve nga etnitë tjerat “hapet mundësia kthim të një hapi pas, ndryshe na pret shumë punë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në një intervistë për numrin e sotshëm të gazetës serbe “Politika”.

“Maqedonia doemos të kthehet në korsinë e shpejtë deri në momentin e anëtarësimit të barabartë në BE, pra deri atëherë ne nga brenda duhet t’i korrigjojmë gabimet”, tha Mickoski, duke shtuar se koncepti i tij është “jo antikuizimit dhe jo veriut, por, po kthimit të maqedonizmit në Maqedoni”.

Në pyetjen e “Politikës”, për qëndrimin e tij për “fiaskon në Bruksel edhe përkundër dritës jeshile nga 27-të shtete të BE-së”, si dhe “krahas Francës, faj mban edhe kryeministri Zoran Zaev”, Mickoski thotë se “Zaevi nuk ka dorëzuar asnjë reformë dhe ky është faj i politikës së tij të papërgjegjshme”.

“Fundi do të jetë tragjik, nëse e pranojmë qëndrimin se fajtore është vetëm Franca dhe shteti të vazhdon të qëndroi në vend. Me këtë do të rritet profiti i firmave të Zaevit, ndërsa ne edhe më tej do ta fajësojmë Markonin”, deklaroi Mickoski.

Rreth çështjes së kthimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në vend dhe mos gjetjen e “gjuhës së përbashkët” me pushtetin për Ligjin e ri për prokurori publike, Mickoski u përgjigj se ai angazhohet për sundimin e ligjit dhe pavarësi në gjyqësor dhe prokurori.

“Për këtë shkak janë absurde pyetjet nëse Gruevskit do t’i mundësohej të kthehet në shtëpi. Pyetja e vërtetë është se ku]sh mundësoi që kjo të bëhet dhe nëse Zaevi e fliste të vërtetën kur e gënjente opinion vendas se Gruevski është fshehur në bagazh të veturës, apo tash kur thotë se Gruevski është qytetar i lirë dhe mund të bën çfarë të don”, thotë Mickoski.

Ai në intervistën për gazetën “Politika”, me titull “Zoran Zaevi tre vite e udhëheq shtetin në humnerë”, thotë se veten e sheh si fitues të zgjedhjeve të ardhshme, për arsye se, siç thotë ai “VMRO-DPMNE ka energji të re, e mbështetur në parime dhe nder”.

“Rruga të cilën kryeministri Zaevi e përcillte gjatë këtyre tre viteve, na çonte askund, më saktësisht çonte drejt humnerës, të cilët e ka të qartë çdokush dhe këtë e kanë të qartë edhe partnerët tonë të bashkësisë ndërkombëtare…Më e rëndësishme në këtë moment është të kemi zgjedhje të pastërta, korrekte dhe demokratike, ku qytetarët do të zgjedhin mes pushteti të paaftë, të korruptuar dhe kriminel dhe atij të ndershëm, me vlerë dhe i përgjegjshëm, të cilën e ofron partia VMRO-DPMNE”, vlerësoi Mickoski në intervistë.