Mickoski pohon se biseda mes tij dhe Milevskit është montuar për nevojat e LSDM-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e konfirmoi autenticitetin e bisedës mes tij dhe Zoran Mileskit – Kiçeec, që sot është publikuar në Jutjub, duke vlerësuar se bëhet fjalë për montazh të pushtetit aktual.

“Ajo është vetëm një bisedë, ndërsa prehen dhe montohen copë sipas nevojës së LSDM-së dhe Zoran Zaevit, mendojnë se kjo do të ndihmojë diçka në fushatën e tyre për uljen e debaklit që u vijon, Unë e kam thënë atë edhe në bisedë, se kur e kam marrë VMRO-DPMNE-në para saktë 30 muajve, partia ishte në situatë të palakmueshme financiare, me pronë të bllokuar nga po aq gjykatëse Dimishkova e cila është motra e atij avokati Dimishkov, të cilin e dëgjojmë si kërkon gjashtë milionë euro nga një biznesmen të njohur që të lirohet nga paraburgimi. Po, në atë moment kemi vështirësi serioze, diçka t ngjashme parashikon si do ta hasim shtetit pas 15 korrikut. Pjesën e mbetur të bisedës e kam komentuar edhe në të kaluarën se duhet të ketë drejtësi, por ajo e vërtetë, e jo ashtu siç i përshtatet LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, theksoi Mickoski.