Mickoski: Qeveria të sigurojë maska dhe doreza pa pagesë për qytetarët

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski në dalje para gazetarëve ka kërkuar që Qeveria të sigurojë maska mbrojtëse dhe doreza për të gjithë qytetarët.

Ai mes tjerash ka kërkuar që Qeveria të formojë një organ i cili do të kryej kontrolle të rregullta dhe të rrepta në të gjitha farmacitë dhe shitoret të cilët i rrisin çmimet e maskave mbrojtëse dhe dorezave.