Mickoski: VMRO-ja e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë Shqipërinë

Pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së theksojnë se Mickoski ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura. Mickoski ka potencuar se në këto momente të vështira te njeriu theksohen karakteristikat më të ndritura njerëzore si solidariteti, ndihma dhe humaniteti, dhe pikërisht për këto arsye në këto momente është i nevojshëm bashkimi për një qëllim, ndihmën e familjeve që kanë pësuar dhe janë lënduar.

Siç njoftojnë nga VMRO-ja, Mickoski ka potencuar se se katastrofat e këtilla natyrore nuk janë të panjohura për popullin e Maqedonisë, prandaj VMRO-DPMNE si parti është gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë.