Micotakis: Marrëveshja e Prespës paraqet lëshim të madh kombëtar

Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis në debatin e sotëm në Parlament për votim të besimit të Qeverisë, e përsëriti qëndrimin e tij se dhënia e votës për besim do të thotë “po” për Marrëveshjen e Prespës, “që paraqet lëshim të madh kombëtar”, lajmëroi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Titulli formal i seancës së sotme është dhënia e besimit të Qeverisë, por në realitet, bëhet fjalë për aktin e fundit nga performanca e katër viteve të fundit në ngarkesë të popullit grek. Teatër i mjerë i vendosur nga Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos me tre qëllime: së pari SYRIZA të fitojë edhe disa muaj pushtet, e dyta, të ratifikohet Marrëveshja e Prespës dhe e treta të mbahet si grup deputetësh formacioni Grekë të Pavarur, që të mund lideri t’i mbajë privilegjet e tij”, tha Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re, i’u përgjigj Ciprasit në lidhje me pohimin e kryeministrit grek se ka ekzistuar linjë kombëtare në bisedat për emrin.

“Ju zotëri Cipras, shkupjanëve u lëshuat identitet dhe gjuhë maqedonase. Me të vërtetë, kur ishte kjo pjesë e linjës kombëtare? Pse disa thanë “jo” kur ishin kërkuar këto punë, ndërsa ju thatë “po”? Dhe e ndryshoni tani historinë dhe rrjedhën e kësaj partie?”, Micotakis i’u përgjigj Ciprasit.

Paralelisht dërgoi akuza edhe deri te ish partneri i koalicionit në Qeveri, Panos Kamenos, për të cilin tha se së bashku me Ciprasin janë bashkëpunëtorë dhe do të duhet të arsyetohen para popullit grek, por edhe para historisë.

“Zotëri Kamenosin, të cilin nuk e shoh tani në sallë, ndoshta shkoi të kungohet. Zotëri Kamenos i cili tani me zë dhe në mënyrë intensive e mbron emrin e Maqedonisë, harroi se kur mundte ta shtyjë Qeverinë pas iniciativën që muajin e kaluar e dorëzuam për votim të mosbesimit, gjithsesi atëherë e përkrahën. Edhe sot së bashku e nënshkruan votimin e Marrëveshjes së Prespës, sepse në tërësi i ka pranuar deputetët e tij, duke u dhënë zë për besim që aq shumë e kërkuat”, tha kryetari i Demokracisë së Re.

Micotakis i porositi Ciprasit se nëse merr 150 ose më pak vota, atëherë Qeveria do të mbetet pa shumicë dhe do të duhet vendin ta çojë në zgjedhje.