Mikiq: Kulmi i epidemisë do të jetë në fund të prillit

Kulmi i epidemisë së coronavirusit në Maqedoni do të jetë ka fundi i muajit prill, por nëse ndiqen dhe respektohen masat e autoriteteve që po zbatojnë numri edhe mund të zvogëlohet, theksoi për “Top Tema” mjeku nga Instituti për Shëndet Publik, Vladimir Mikiq.

“Kulmi, për momentin është akoma shumë herët për ta përcaktuar se kur do të jetë, por ne presim që ta arrijmë atë deri në fund të prillit. Nëse zbatohen masat rigoroze dhe ne të gjithë i respektojmë, numrat nuk do të jenë të mëdha dhe mund të ulim kurbën”, tha Mikiq.
Ai sqaroi se përvoja në të gjithë botën tregon se pesë përqind e pacientëve të pranuar do të jenë në gjendje të rëndë dhe duhet të jenë të lidhur me respiratorët.

“Pesë përqind e pacientëve të pranuar pritet të jenë në gjendje të rëndë. Kjo do të thotë që nëse pranojmë 1.000 pacientë, 50 do të duhet të kyçen me respiratorë. Kjo është arsyeja pse duhet t’u përmbahemi masave. Të mos kemi mijëra raste gjatë javëve të ardhshme”, tha epidemiolog Mikiq.