Milaim Zeka tregon arsyen pse në shtëpi mban fotografinë e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës

Milaim Zeka deputet i Partisë Euroatlantike ka zbuluar diçka mjaftë interesante për publikun. Në banesën e tij ai mban në gotë fotografitë e dy politikanëve të njohur shqiptar njëri komunist e tjetri demokrat. Është fjala për Enver Hoxhën dhe Sali Berishën.
Në një intervistë në banesën e tij, ai nuk e ka fshehur aspak këtë fakt.

Në kuzhinën e tij shihen mjaft qartë figurat e Hoxhës dhe Berishës. E arsyeja e kësaj Zeka ka thënë se të dy këta politikanë e kanë zhgënjyer atë.
Ai ka thënë se i mban afër vetës për shkak se e kanë dëshpëruar.