Milazim Krasniqi: LDK e sotme nuk ka dorëzuar asnjë mirënjohje për themeluesit e partisë

Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Milazim Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në Kosovë duhet të krijohet një shoqëri e vlerave. Këto fjalë Krasniqi i tha në kontekstin e festimit të 30 vjetorit të krijimit të këtij subjekti.

“LDK e sotme nuk ka fytyrë dhe moral njerëzor që të i thërrasë themeluesit e partisë dhe me ju dhënë mirënjohje”, ka thënë Krasniqi.

“Këta njerëz që udhëheqin sot LDK’në kanë bërë milionat me emër të LDK’së, por një njeri si Buxhovi tani që është pensionist nuk ka asnjë mirënjohje nderi nga kjo parti për rolin e tij si themelues”

“Nëse nuk krijojmë një shoqëri të vlerave është problem për të ardhmen. Po kemi mungesë morali nga LDK’ja edhe në bisedimet për koalicion. Nuk kam tani asnjë gram sentiment apo nostalgji për LDK’në. Unë dola i hidhëruar nga LDK’ja kur ndodhi diversioni politik për luftën clirimtare”.