Militantët talibanë vrasin 20 ushtarë afganë

Militantët talibanë kanë sulmuar një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në kufi me Afganistanin duke lënë të vrarë 20 ushtarë.

Nga sulmi mbetën të plagosur 8 pjesëtarë të ushtrisë afgane. Zëdhënësi i talibanëve Qari Yusouf Ahmadi, mori përgjegjësinë për sulmin në emër të grupit.

Sulmet e talibanëve ndaj forcave afgane janë shpeshtuar përderisa bisedimet e paqës mes përfaqësuesit të SHBA-së, Zalmay Khalilzad dhe talibanëve po vazhdojnë.

Qeveria afgane nuk merr pjesë në këto bisedime pasi talibanët refuzojnë të negociojnë me përfaqësues të saj.

Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit.

Ditë më parë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zalmay Khalilzad, tha se ekziston “mundësia dhe gatishmëria për paqe”.

Ai shpreson se viti 2019 do të jetë “vit i paqes” për Afganistanin.