Mimoza Shala:”Jam e juaja, jo e firmave dhe e korporatave. Ju mund të jeni më shumë se çdo gjë tjetër që i duhet një kandidati për të fituar”

Në qytetin e Gjakovës, në qendër të qytetit e paskan vendosur qytetarët një poster timin. Ka shumë njerëz që nuk ua kërkon mbështetjen por gjithsesi ata/ato ta japin atë. E ky fakt më ka dhënë dashni e vullnet që të vazhdoj pa u ndalur.

Siç e keni vërejtur unë nuk kam “fan page”, asnjëherë nuk kam sponzorizuar statuse, intervista e video të ndryshme. -Të tjerët që më kanë telefonuar për oferta të llojllojshme promovuese, duke i falemnderuar u kam thënë që nuk jam e interesuar. Nuk kam shofer, as fotograf përsonal, jam thjeshtë një qenie politike që po kandidoj për deputete jo për t’u ndjer e priviligjuar por për të kryer detyra e marrë përgjegjësi për një përfaqësim të mirëfilltë të qytetarëve.

Qytetarët e Gjakovës dijnë të zgjedhin, unë e respektoj verdiktin e tyre në anën tjetër qytetarë nga gjithë Kosova më kanë shkruar e mbështetur. Tek të gjithë pothujse është arsyeja e njejtë; “na e ke dëshmuar me dekada që ke qëndrim e dinjitet dhe je në mbrojtje të interesave të popullit e jo për interesa përsonale.” Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjenjën që dini me ma dhuru.

Janë qytetarët e Republikës së Kosovës që vendosin për ne.
Andaj unë zgjedh të kem lidhjen me popullin, jo me imazhe e reklama.

Jam e juaja, jo e firmave dhe e korporatave. Ju mund të jeni më shumë se çdo gjë tjetër që i duhet një kandidati për të fituar.

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, dhe ne do të takohemi sonte në tubimin e madh në Prishtinë në ora 20:00 në sheshin “Skënderbeu”. Mirë u pafshim e faleminderit. Ju jam mirënjohëse për fuqinë e energjinë që ma keni dhuruar. Ta vazhdojmë rrugëtin deri në minutat e fundit bashkarisht, deri në fitoren e madhe. Shihemi! ❤️🇦🇱

Lëvizja VETËVENDOSJE! ✅126
Albin Kurti ✅1
Mimoza Shala ✅53