Mimoza Shala:”Të votojmë me dashuri për vendin që duam”

Kam kënaqësi e emocion të papërshkrueshëm sa herë që votoj në shkollën që mban emrin e dëshmorit të kombit “Yll Morina”.

Sot të gjithë jemi të barabartë, secili mund ta shfrytëzoj të drejtën e tij. Andaj, dilni dhe votoni sa më shumë, dita është e mirë. Të votojmë me dashuri për vendin që duam. Është sovrani ai që duhet ta japë verdiktin e tij që nuk lëkundet!