Ministri Ademi, konfirmon ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor

Në seancën e 15-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi konkluzat në vijim:

1. Të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha kopshtet e fëmijëve, qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror, qendrat ditore, shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 14 ditët e ardhshme, ndërsa punonjësit në këto institucione të lirohen nga puna brenda kësaj periudhe.

2. Të ndërpritet me frekuentimin e të gjitha aktiviteteve jashtëshkollore dhe aktiviteteve tjera që fëmijët i zhvillojnë jashtë mësimit (frekuentim i aktiviteteve edukative-arsimore, kurset, orët shtesë, trajnimet sportive dhe ngjashëm), gjatë 14 ditëve të ardhshme.

3. Të ndërpritet mësimdhënia në institucionet e arsimit të lartë dhe institutet publike shkencore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë 14 ditëve të ardhshme.